Drita e pret Fer Volleyn

Volejboll

Drita e pret Fer Volleyn

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:13
Orari

Java e gjashtë në elitën e vajzave në volejboll, do ta sjellë vëmendjen në kryeqytet, ku Prishtina ‘75 do ta kërkojë revanshin, për humbjen e parë të sezonit, që e pësoi nga Fushë Kosova.

Skuadra nga Fushë Kosova, po ashtu sivjet me një nismë të mbarë, e ka vënë veten me të drejtë në mesin e favoritëve.

Ndeshja Prishtina ‘75 - Fushë Kosova, zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Edhe dy ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë, do të zhvillohen të shtunën.

Drita e pret Fer Volleyn, nga ora 19:00 në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, kurse Skenderaj luan si vendas, ku e gostit Kastriotin, në ndeshjen e orës 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat