Tirana nderon Ismet Ramadanin

Volejboll

Tirana nderon Ismet Ramadanin

Nga: K.G.. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:31
Ismet Ramadani

Si çdo vit, edhe këtë vit, do të organizohet turneu i volejbollit në nderim të gazetarit sportiv dhe veprimtari të shquar sportiv, Ismet Ramadani.

Të dielën në Ferizaj mbahet turneu përkujtimor i volejbollit ‘Ismet Ramadani’.

I ndjeri Ramadani, në vitet e pasluftës ka qenë gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot”.

Klubi i volejbollit Ferizaj (femrat) ka bërë të ditur se në turne do të merr pjesë edhe Tirana.

Në turne marrin pjesë Tirana, Drita, Skenderaj dhe Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat