Kur luhet Tirana -Maccabi?

Volejboll

Kur luhet Tirana -Maccabi?

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:03
Tirana

Pas disa shtyrjesh më në fund Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV) ka dalë me një vendim për ndeshjen kualifikuese të “Challenge Cup” ndërmjet Tiranës dhe Maccabi Tel Avivit.

Përballja mes bardhebluve të Arben Sakos dhe skuadrës izraelite është vendosur që të luhet më datë 7 nëntor në orën 17:00 në qytetin e Strumicës në Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të situatës së vështirë prej luftës në Izrael, të dyja skuadrat kanë rënë dakord që kualifikimi të vendoset me një ndeshje të vetme në fushë asnjanëse dhe jo me sistem vajtje-ardhje siç e parashikonte kalendari fillestar.

Megjithatë, tashmë mbetet për t’u parë nëse Maccabi Tel Avivi do të udhëtojë për këtë takim, pasi prezenca e tyre mbetet ende në pikëpyetje për shkak të situatës së vështirë që në Izrael.

Ndërkohë së fundmi Tirana pret një tjetër përforcim në merkato, teksa të enjten në kryeqytet do të mbërrijë një diagonalist nga Algjeria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat