Mbahet kampi në volejboll

Volejboll

Mbahet kampi në volejboll

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Orari

Federata e Volejbollit e Kosovës në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Federaten Italiane të Volejbollit (FIPAV) më 16 e 17 nëntor 2023 do të organizojnë kampin stërvitor (dy ditor).

Ky kamp do të udhëhiqet nga ekspertët e mirënjohur italian Vincenzo Fanizza dhe Marco Mencarelli së bashku me ndihmësit e tyre Ranocchi dhe Mencaccini.

Kampi grumbullues do të mbahet me grupmoshat në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik e Sportit.

Të enjten nga ora 17:00 deri në 19:00 do të mbahet grumbullimi i vajzave, kurse ai i djemve nga ora 19:00 deri në 21:00h.

Të premten, grumbullimi mbahet në palestrën “1 Tetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat