Manfredi e viziton Kosovën

Volejboll

Manfredi e viziton Kosovën

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:40
Manfredi

Presidenti i Federatës Italiane të Volejbollit, Giuseppe Manfredi, sonte arrin në Kosovë.

Ai gjatë vizitës në Kosovë do të shoqërohet edhe nga zv. Presidenti i CEV, Renato Arena, për të cilin do të jetë hera e dytë që qëndron në vendin tonë.

"Agjendën e vizitave të tij zyrtare, Manfreddi do ta nis të enjten, me takimin e planifikuar në selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku do të pritet nga i pari i lëvizjes olimpike, Ismet Krasniqi.

Takimi mes Krasniqit e Manfedit, i ndërmjetësuar nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, është planifikuar në orën 9:30, të së enjtes.

Në orën 10:00 në selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës, do të nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV).

Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë trajnerët, administratorët dhe të gjitha grupmoshat e volejbollit tonë, përmes shkëmbimit të ekspertëve të volejbollit nga Italia, si dhe mundësisë së ndjekjes së grumbullimeve në kampet italiane, nga ana e trajnerëve kosovarë.

Italia është superfuqi e këtij sporti dhe rasti që i është dhënë volejbollit kosovar, përmes këtij bashkëpunimi, është jetik, duke hapur horizonte të reja për sportin e rrjetës në vendin tonë", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat