Në finale Peja - Drita 

Volejboll

Në finale Peja - Drita 

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Drita 

Në një ndeshje dramatike gjysmëfinale, KV Peja fitoi 3:2 ndaj KV Skenderbeut, për të siguruar prezencën në finalen e madhe të së dielës, ku takohet me KV Drita. 

Nga ana tjetër, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Federatës në konkurrencën e meshkujve, e ka vënë përballë KV Ferizaj dhe KV Drita.

Skuadra gjilanase fitoi 3:1, për ta siguruar finalen e së dielës.

Peja - Drita pritet të jetë finale e fortë e volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat