Kosova e Kroacia me hapa seriozë të bashkëpunimit 

Volejboll

Kosova e Kroacia me hapa seriozë të bashkëpunimit 

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:05
Gjinovci e Zaniq

Presidenti i FVK-së Behri Gjinovci ka pritur drejtuesit e Federatës Kroate të Volejbollit, Frane Zaniq e Roko Sikiric.

Duke e shfrytëzuar ardhjen e tyre në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit të Komiteteve Olimpike të të dyja vendeve.

Ata e kanë njoftuar nga afër për aktivitetet e ngjeshura dhe vizionin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Kosova ka shumëçka çfarë të marrë e të mësojë, nga niveli i Federatës Kroate dhe i vetë volejbollit të këtij vendi.

Gjinovci e Zaniq janë pajtuar për intensifikim të bashkëpunimit, në të mirë të volejbollit të të dyja vendeve.
Mbështetjen e tyre për Federatat e Volejbollit të të dyja vendeve e kanë dhënë edhe krerët e Komiteteve Olimpike, Ismet Krasniqi nga Kosova dhe Sinisha Krajaq nga Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat