Të kuqet e trajneres Amarilda Prenga morën fitoren e parë

Volejboll

Të kuqet e trajneres Amarilda Prenga morën fitoren e parë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 15:02
Pamje nga një ndeshje

Liga Gjergj Kastrioti, evenimenti i përbashkët në volejboll mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka zhvilluar dje ndeshjen e mbetur ndërmjet Partizanit dhe Pogradecit, takim i vlefshëm për ditën e tretë në Grupin B në radhët e femrave.

Pas dy humbjeve, të kuqet e trajneres Amarilda Prenga morën fitoren e parë sezonale në këtë kompeticion, teksa triumfuan kundër skuadrës pogradecare me rezultatin e pastër 3-0.

Partizanit i mjaftuan vetëm 52 minuta për ta siguruar fitoren në sfidën e zhvilluar në “Asllan Rusi”. Kryeqytetaset dominuan në të tria setet, për ti fituar ato në shifra të thella përkatësisht 25-12, 25-8 dhe 25-13, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Liga Gjergj Kastrioti tashmë ka kompletuar tri ditët e para të ndeshjeve, ndërsa kanë mbetur edhe tri ditë të tjera sfidash. Kujtojmë se vendi i parë dhe i dytë i secilit grup siguron kualifikimin për në gjysmëfinale. Në dy edicionet e para të këtij kompeticioni trofeun e kanë fituar vajzat korçare të Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat