Grumbullim i frytshëm i U18 dhe U20

Volejboll

Grumbullim i frytshëm i U18 dhe U20

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:32
Grupmoshat U18 dhe U20.

Fundviti i 2023-tës e solli edhe grumbullimin me të cilin mbyllet ky vit, për grupmoshat U18 dhe U20.

Selektorët dhe stafi teknik i dy moshave, gjatë fundjavës e ka mbajtur sipas programit të planifikuar, grumbullimin e rradhës, i cili do ndihmojë në përpilimin e listës finale.

14 volejbollistet e listës së ngushtë, do të dalin pas këtyre takimeve, të cilat janë vlerësuar frytdhënëse dhe pritet t’i ndihmojnë procesit të përzgjedhjes.

Gjatë vitit 2024, Kombëtaren e Kosovës nga grupmoshat e reja e deri te ajo “A” e presin gara e aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat