Media serbe: Shqiptarët kërkojnë dënim të menjëhershëm për serbët!

Volejboll

Media serbe: Shqiptarët kërkojnë dënim të menjëhershëm për serbët!

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 23:22
Kosova

Skuadra e volejbollit Serbia refuzoi të luajë kundër Kosovës në Kampionatin Evropian U18 (meshkujt).

Për këtë ata humbin me rezultatin zyrtar 3:0, por nuk përfundoi me kaq.

Media serbe “Veçernj Novosti” është e frustruar duke shkarravitur kësisoj: “Pala shqiptare tani kërkon që Serbia të dënohet, ndoshta edhe me përjashtim nga gara, sepse nuk pranoi ta luajë këtë ndeshje.

Për CEV-në, gjegjësisht Konfederatën Evropiane të Volejbollit, është krejtësisht normale që Serbia të luajë me Republikën e Kosovës, gjë që nuk bëhej fjalë për drejtuesit e volejbollit dhe sportit tonë në përgjithësi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat