Kosova mposhtet edhe nga Mali i Zi

Volejboll

Kosova mposhtet edhe nga Mali i Zi

Më: 27 janar 2024 Në ora: 16:46
Kosova

Kosova U20 e ka mbyllur kampanjën kualifikuese për CEV EuroVolley, me paraqitjen më të mirë, të regjistruar të shtunën ndaj Malit të Zi.

“Kombëtarja jonë pavarësisht se u gjend në disavantazh pas humbjes së setit të parë (25:17), në të dytin u rikthye duke e fituar 25:22.

Kjo e futi në presion Malin e Zi, derisa volejbollistet e Kosovës në setin e tretë e patën paraqitjen më të zbehtë, kur u kufizuan në 11 pikë.

Seti i katërt e gjeti në ritëm të mirë Kosovën që u bë pjesë e dramës, deri në 24:24.

Në fund Mali i Zi e fiton setin e katërt 26:24, për ta mbyllur ndeshjen 3:1.

FVK e përgëzon stafin dhe vajzat, për punën e përkushtimin, që ta japin më të mirën në këto kualifikime”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat