Hajdaraj: Duartrokitni, jo të ofendoni

Volejboll

Hajdaraj: Duartrokitni, jo të ofendoni

Nga: K.Goca Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 11:45
Pamje nga një ndeshje

Klubi i volejbollit Peja është eliminuar nga garat evropiane përkatësisht nga Champions League në konkurrencën e meshkujve. Volejbollisti më i mirë në vend, Bardhyl Hajdaraj, anëtar i KV Pejës, thotë se duhet të duartrokasin dhe jo të ofendojnë.

“Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e rrethit të parë në Champiosn League si mysafirë i Volley Amriswil në Zvicër, shumë gjëra pozitive për klubin tonë dhe në përgjithësi për volejbollin e Kosovës dhe pak gjëra negative por shumë të mëdha!  Për dikë vlen pjesëmarrja, ndërsa për disa të tjerë paraqitja e mirë! Aq sa na është servuar jemi munduar të japim më të mirën dhe në një farë mënyre ta zhdukim at ndjenjën e inferioritetit kundrejt një klubi më të madh se ne dhe më përpara në shumë aspekte. Nuk ka ndjenjë më të keqe se ta ndjesh që po ndodh edhe ta vërtetosh, që në momente po luan 7 kundër 5 me joprofesionizëm dhe po kufizon karriera te disa lojtarëve që mbajnë mbi supe respektivisht 20 vite, 17 vite unë, 14 e të tjerët me radhë.

I gjithë ai suport, e gjitha ajo atmosferë në Pejë nga të tanët dhe ne Zvicër nga të tanët mërgimtarë duhet me u duartrokit dhe shpërblye e jo me u ofenduar me sjellje te pahijshme dhe amatore. Ne e kemi nisë dhe kemi me përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat dhe njëkohësisht ata që po na kufizojnë kanë me paguar. Faleminderit kryesisë nga i pari deri te i fundit. Falëminderit bashkëlojtarëve që kanë thënë na mundem, dojmë dhe ia dalim nga kapiteni deri te liberot dhe që janë mundu me dhanë maksimumin edhe në kushte te jashtëzakonshme, faleminderit përkrahësve moral dhe material, familjeve tona, shoqërisë tonë të gjerë dhe të gjithë atyre që po mundohen me bë mirë. Faleminderit Skënder Krasniqi, Bashkim Prelvukaj, Visar Alimehaj, Qazim Kelmendi, Hysni Prelvukaj, Milot Bardhi, Pleurat R. Berisha, Agron Nikçi, Torvioll Salihaj, Korab Krasniqi, Skënder Lajqi, Alban Çeta, Dardan A. Bajraktari, Serghei Predius Talpa, Trimi Mujaj dhe shumë të tjerë, që ndërkohë do të etiketohen. Faleminderim i veçantë Kastriot Q. Duraku Lorik Ilazi Agon Krasniqi”, shkruan Hajdaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat