Italia shumë e fortë për Azerbajxhanin - Bota Sot
Italia shumë e fortë për Azerbajxhanin

Volejboll

Italia shumë e fortë për Azerbajxhanin

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:38
Pamje nga një ndeshje

Kampionati Botëror i volejbollit për femra që zhvillohet në Japoni është futur në fazën e saj të dytë. Në takimin e grupit F mes Italisë dhe Azebajxhanit që u transmetua në ekranin e Supersport nisi dhe përfundoi me italianet tepër dominuese mbi parket duke e fituar takimin 3-0 me sete.

Seti i parë nuk kishte histori, pasi italianet ishin më kërkuese dhe me koncize në lojën e tyre, teksa në krahun tjetër vajzat azere u shfaqën të shthurura në lojën e tyre duke bërë edhe një sërë gabimesh, çka reflektohet edhe nga rezultati i setit të parë që u mbyll 25-12.

Seti i dytë sheh Azerbajxhanin disi më ndryshe duke bërë më kujdes, madje në disa çaste ia doli të krijonte edhe shkëputje, por nuk zgjati shumë, pasi italianet u rikthyen në lojën e tyre duke siguruar pikë njëra pas tjetres dhe në fund e mbyllën në shifrat 25-19.

Seti i tretë dhe i fundit ishte i turpshëm për azeret, të cilat u dorëzuan ende pa nisur mirë seti, me skuadrën e Davide Mazanit që e mbylli setin e tretë me rezultin 25-10. Me këtë fitore Italia vazhdon të mbajë kreun e grupit F me 18 pikë, ndersa Azerbajxhani në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...