Zgjedhjet e 14 shkurtit e ‘shtjerrin’ buxhetin, mijëra euro për transportin e materialit zgjedhor

Zgjedhjet 2021

Zgjedhjet e 14 shkurtit e ‘shtjerrin’ buxhetin, mijëra euro për transportin e materialit zgjedhor

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përgatitjet e duhura për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Këtë herë, KQZ ka nënshkruar kontratën e re që ka të bërë me transportin e materialit sensitiv dhe josensitiv.

Për kontratën “Transporti i materjalit sensitiv dhe josensitiv per zgjedhjet e parakoheshme per Kuvendin e Kosoves 2021”, KQZ ka dhënë në ofertë 40 mijë euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit eonomik N.T.SH “G&H”, për 39 mijë e 990 euro.

Vlen të përmendim faktin se për zgjedhjet e 14 shkurtit në garë janë 28 subjekte politike me rreth 1 mijë kandidatë për deputetë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat