Pacolli flet për ofertën e 10 mijë eurove: E kemi filluar këtë dhe do ta realizojmë

Zgjedhjet 2021

Pacolli flet për ofertën e 10 mijë eurove: E kemi filluar këtë dhe do ta realizojmë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:37
Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, Islam Pacolli

Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, Islam Pacolli ka dhënë detaje rreth ofertës së tyre që ka bërë lidhur me stimulimin në ngritje të natalitetit.

Ai ka bërë të ditur se shuma e përmendur prej 10 mijë eurosh, pas lindjes së fëmiut të tretë, është plan ku mjetet ndahen për një periudhë trevjeçare.

”Vullneti ekziston dhe kur është vullneti gjithçka realizohet”.

”Kam thënë edhe qysh atë ditë, që gjithçka nuk duhet të zbulohet para përfundimit të fushatës sepse mund të bëhet edhe kopje”.

”Kohëve të fundit është zvogëluar nataliteti, ka rënie dhe ne këtë drejtim duhet ta kemi parasysh”.

”Kjo nuk është kushediçka ndonjë përkrahje e madhe, është solide, natyrisht që nuk realizohet brenda ditës, por është një periudhë trevjeçare, inkasohen këto mjete”.

”Kjo i jep një periudhë, derisa fëmiu i bë tri vjet, kjo është një simbolikë. Kjo si po bën bujë, është dhe joreale”.

”Deri në tri vjet kjo realizohet”.

”Pas lindjes, që i bie koha, kjo fillon në zbatim. Janë dy elemente, përkrahja e nënave, është çdokund përveç në Kosovë, nuk është”.

”Por kjo, momentin që fillon, kemi një përgatitje të tillë, por kjo do të shkojë me kërkesë në Qeveri, Qeveria e fut në program dhe e sjell në Parlament për me u miratu. Shpresoj që nuk do të ketë dikush kundër kësaj oferte”.

”Programi kryesisht është i harmonizuar, është diskutuar, por jo çdo detaj. Kjo është e pranueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

”Ne kemi filluar këtë dhe do ta realizojmë”, deklaron Pacolli, i cili përfaqëson Aleancën Kosova e Re.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat